“Trupat e pajetë janë shkëmbyer në prani të Azerbajxhani dhe Armenia sot kanë shkëmbyer trupat e pajetë të 200 të vdekurve të cilët kanë luftuar në rajonin Nagorno Karabah, kumtuan sot mediat shtetërore ruse, duke iu referuar Kryqit të Kuq. paqeruajtësve rusë”, deklaroi shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Piter Maurer.
Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, përgjegjës për konfliktin në Nagorno Karabah, nuk e konfirmoi numrin e trupave të shkëmbyer, por tha se procesi ka filluar që javën e kaluar.
Më shumë se 1.000 persona janë vrarë në konfliktin gjashtëjavor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë fqinje për rajonin e Nagorno Karabahut. Territori i cili tashmë 25 vjet ishte nën kontroll të armenëve, Kombet e Bashkuara e konsiderojnë për pjesë të Azerbejxhanit.
Në ofensivën e fundit, që filloi më 27 shtator, Azerbajxhani realizoi fitime të konsiderueshme territoriale, ndërsa si pjesë e marrëveshjes paqësore të arritur javën e kaluar midis të dyja vendeve dhe palës ruse, Armenia i lëshoi pjesë nga ky rajon Azerbajxhanit.
