Avokatja e Trampit kërkon të ndërrohet drejtoresha e CIA-s

TË FUNDIT

Sindi Pauell, përfaqësuese ligjore e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se Xhina Haspel, drejtoreshë e Agjencisë Qendrore për Zbulim (CIA), duhet të “ndërrohet” pasi nuk ka pasur vërejtje dhe nuk është pajtuar për përdorimin e softuerit zgjedhor Dominion, i cili pa dëshmi i përmend Trampin dhe ithtarët e tij si instrument me të cilin është kryer “mashtrimi zgjedhor”.

Në intervistën për Foks Njuz, Pauel tentoi ta përforcojë kredibilitetin e akuzave të Trampit, duke theksuar se sistemi softuerik Dominion është përdorur në disa shtete ku fitoi Bajdeni, transmeton Bi-Bi-Si.

Edhe pse këto pohime janë hedhur poshtë nga një numër ekspertësh neutral, Pauel pohon se ka informatorë të cilët do t’i prezentojnë opinionit informacione se ky softuer është përdorur për fshirjen e milion votave për votuesit e Trampit.

“Nuk e kuptoj pse Xhina Haspell është akoma në krye të CIA-s. Ajo duhet menjëherë të ndërrohet”, tha Pauell.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka dëshmi që i mbështesin pohimet e saj, Pauell u përgjigj se nuk e ka për qëllim të publikojë informacione të tilla në televizion.

Haspell u emërua drejtoreshë e CIA-s nga Donald Trampnë vitin 2018 dhe ajo është gruaja e parë në historinë e CIA-s që është emëruar në këtë pozitë.