Avokatët kërkojnë vendim për shfajësim për Janakievskin për rastin “Dhunë në Qendër”

TË FUNDIT

Avokatët e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, sot në fjalët përmbyllëse për lëndën “Dhunë në Qendër” kërkuan që ai të lirohet nga aktakuza.

Avokati Dimitar Dangov kërkoi që Prokuroria ta tërheq aktakuzën sepse, sipas tij, nuk ekzistojnë dëshmi, ndërsa nëse nuk e bën këtë PTHP-ja, gjykata të sjell vendim për shfajësim.

Para gjykatës sot vendim për shfajësim kërkoi edhe avokati Elenko Milanov, i cili tha se nëse sipas prokurorëve, Janakievski ishte i afërm i Nikolla Gruevskit, pse atëherë është përgjuar.

“Nëse Janakievski gjoja ishte njeri i besueshëm i Nikolla Gruevskit, nuk do të ishte në serinë e bisedimeve të përgjuara telefonike”, ka thënë sot në sallën gjyqësore avokati Elenko Milanov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri Mile Janakievski, Daniella Rangelova, Borçe Bogdanovski, Milan Andonovski, Aleksandar Trajkovski dhe edhe shumë të tjerë. Sipas aktakuzës, ata akuzohen për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.