Avokatët e Vasko Kovaçeskit do të ngrisin kallëzim penal kundër ministrit Naqe Çulev

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i SHA EEM, Vasko Kovaçevski, ish-drejtori i REK Manastir njoftoi në një konferencë për shtyp në Manastir paralajmëroi se avokatët e tij do të paraqesin kallëzime penale kundër ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev për, siç tha ai, duke përmendur emrin e tij pa e respektuar prezumpimin e pafajësisë.

Kovaçevski u bëri thirrje institucioneve kompetente të zbardhin çështjen që është në interes të së vërtetës.

“Lidhur me akuzat e opozitës VMRO-DPMNE dhe ministrit Naqe Çulev për krim dhe zhvatje, theksoj se ato janë të pabaza. I bëj thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë menjëherë dhe të punojnë për çështjen me raportin, në mënyrë që të pastrojnë çështjen, në interes të së vërtetës. Më vjen keq që ministri Naqe Çulev, përveç që është ministër i Policisë, është gjithashtu edhe hetues, prokuror dhe gjykatës, por edhe ekzekutues i axhendave të partisë”, tha Kovaçevski.

Lidhur me deklaratën e ministrit Çulev të dhënë para SPB-Manastir dhe përmendja e emrit tim pa respektuar prezumpimin e pafajësisë, theksoi ai, avokatët e mi po përgatisin një çështje penale kundër tij.

“Ndërkohë, SHA EEM po kryen një hetim të brendshëm dhe do të lëshojë një komunikatë në lidhje me këtë rast”, tha Kovaçevski./MIA