Avioni luftarak i prodhimit rus rrëzohet në Kroaci

TË FUNDIT

Sot një avion luftarak MIG i prodhimit rus u rrëzua pranë Daruvarit në Kroaci. Sipas informacioneve të para, thuhet se njëri nga pilotët është paraqitur në radiolidhje dhe është katapultuar, ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin tjetër. Gjithçka është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

“Avioni MIG-21 u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor në një zonë pyjore të pabanuar në qarkun Virovitica-Podravine. Avioni MIG-21 i Forcave Ajrore Kroate u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor të martën, më 6 dhjetor 2022, para orës 14:00 në zonën afër Sllatinës në qarkun Virovitica-Podravine. Janë marrë të gjitha masat dhe veprimet për gjetjen dhe shpëtimin e ekuipazhit. Për detajet do të informojmë publikun në kohën e duhur”, thonë nga Ministria kroate e Mbrojtjes.