Avioni i pasagjerëve aksidentohet në pistë

TË FUNDIT

Gjatë pasdites së djeshme, një avion i kompanisë “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Dublini dhe u ul në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington, u përfshi në një aksident në pistë.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 15:54 minuta të së mërkurës, ku avioni është përplasur me një pjesë të ndërtesës”, është shprehur zëdhënësja e aeroporti, Kimberly Gibs.

Pavarësisht se avioni pësoi dëmtime të konsiderueshme duke prekur edhe një nga motorët, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa pasagjerët u evakuuan menjëherë.