Presidenti francez, Francois Hollande, bëri të ditur se aeroplanët ushtarak francez nga nesër do të fillojnë me fluturime zbulimi në Siri dhe se detyra e tyre do të jetë përcaktimi i pozicioneve të organizatës terroriste ISIS.
Hollande në konferencën e rregullt gjysmë-vjetore për shtyp, deklaroi se avionët francezë nga nesër do të fillojnë që të ekzekutojnë detyrat e planifikuara në Siri, duke theksuar se do të bëjnë vetëm fluturime zbulimi.
Hollande tha se nuk është planifikuar që forcat ushtarake franceze të përfshihen në operacionet tokësore nga lufta në Siri.
Presidenti francez përsëriti qëndrimin e mëparshëm, se si fajtor kryesor të kaosit në Siri, konsideron Bashar al-Asad dhe se ai duhet të largohet nga pushteti. Ai shtoi se Franca gjatë tre viteve të fundit, gjithmonë ka mbështetur nismën për një tranzicion politik në Siri.
Duke iu referuar krizës së tanishme të refugjatëve në Europë, Hollande tha se Franca është e gatshme që në fazë e parë të hap dyert për 24.000 refugjatë.
Ai tha se dëshiron që së shpejti në Paris të organizohet një konferencë ndërkombëtare në të cilë do të diskutohet për krizën e refugjatëve.
