Avionët luftarakë izraelitë bombarduan pozicionet e Hamasit

TË FUNDIT

Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan pozicione të Hamasit në Gazë, si përgjigje e balonave ndezëse që u lëshuan nga ai territor palestinez dhe shkaktuan zjarre në pjesën jugore të Izraelit, kumtoi ushtria izraelite.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima në sulm, cak i të cilit ishin, siç kumtoi armata, fabrika për prodhimin e armëve dhe rampën e lansuar për raketa, të cilat i përkasin Hamasit.

Pasi në maj hyri në fuqi armëpushimi pas 11 ditësh luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit, në Gazë përkohësisht lëshohen balona me material ndezës në drejtim të Izraelit.

Palestinezët thonë se duan të kryejnë presion ndaj Izraelut për t’I lehtësuar kufizimet ndaj Gazës dhe të lejojë ndihmë për të arritur në atë territor.