Një avion luftarak turk F-16 u rrëzua mëngjesin e sotëm gjatë fluturimit në provincën perëndimore të Balikesirit, ndërsa raportohet se piloti humbi jetën në aksident, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, incidenti ndodhi mbi autostradën Izmir-Stamboll, ndërsa avioni u rrëzua pak pas ngritjes.
“Në orën 00:56 sipas kohës lokale, u humb kontakti radio dhe lokacioni i avionit tonë luftarak F-16, i cili u ngrit nga baza e 9-të ajrore në Balikesir. Si rezultat i operacioneve të menjëhershme për kërkim dhe shpëtim, u konstatua se avioni ynë ishte rrëzuar dhe mbetjet e tij u gjetën. Piloti ynë humbi jetën”, njoftoi ministria turke.
