Avdiu: Akti i Granit Xhakës është për turp, akt prej një rrugaçi

TË FUNDIT

Analistja Zana Avdiu sot përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj një fotografie të futbollistit Granit Xhaka, që po shpërndahet në rrjetet sociale. Avdiu thotë se akti i Xhakës në ndeshjen Zvicër Serbi është i turpshëm dhe e cilëson si një akt rrugaçi.

“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, ka shkruar Avdiu.

Ndryshe, Xhaka kishte vazhdimisht provokimeve nga lojtarët dhe publiku serb në ndeshjen që Zvicra pati me Serbinë, ku Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:2, ndërsa në një rast situata për pak eskaloi në konfrontim fizik mes Xhakës dhe lojtarëve serb.