Autoritetet japin detaje për shpërthimin në Fushë Kosovë

TË FUNDIT

 Policia e Kosovës për rtv21.tv ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur sot në rrugën ”Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka potencuar se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë” Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.”, ka informuar Ahmeti.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse.

Rtv21.tv ka raportuar më herët për këtë rast dhe ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.