Autoritetet amerikane: Të pezullohet vaksina Johnson & Johnson

TË FUNDIT

Autoritetet federale shëndetësore në SHBA po bëjnë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid-19, pas raporteve të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut.

Sipas autoriteteve gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut janë zbuluar në më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës.

Rekomandimi ndjek raste të ngjashme të rralla në vaksinën “AstraZeneca”, e cila ka nxitur disa ulje në përdorimin e saj./21Media