Autoritet serbe: KFOR-i i përgjigjet Serbisë për kërkesën për kthim të ushtrisë në Kosovë

TË FUNDIT

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës së saj për kthim të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Ministria serbe e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes nga KFOR-i.

Sipas njoftimit, përfaqësues të KFOR-it kanë dorëzuar përgjigjen rreth orës 19 sonte (e premte) në pikëkalimin kufitar të Merdarit.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se letrën ia ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

Më 16 dhjetor, Serbia pati dorëzuar kërkesën te KFOR-i për kthim të 1000 ushtarëve të vet në Kosovë. Serbia pati thënë se po kërkon kthimin e ushtrisë për “mbrojtje të serbëve të Kosovës”, në kohën e tensioneve pas vënies së barrikadave në veri të Kosovës.