Autorët largohen me motor, me çantën plot! Grabitet si në filma një argjendari në Shqipëri 

TË FUNDIT

Një argjendari është grabitur në Kamëz të Shqipërisë këtë të shtunë (16 maj). Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, ku dy persona, ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku njëri prej tyre ka kërcënuar me një send që dukej si armë zjarri dhe ka marrë një sasi bizhuterish.

Ndërkaq, tani janë publikuar pamjet nga momenti i grabitjes. Në video shihen dy autorët teksa dalin nga argjendaria me bizhuteritë e vjedhura në duar, ndërsa njëri prej tyre mban edhe armë.

Grabitësit largohen nga vendngjarja me motor dhe në kokë mbajnë skafandra për të mos u identifikuar. Deri më tani, autorët nuk janë identifikuar, ndërsa nuk dihet ende vlera e bizhuterive të grabitura.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.