Automjeti ushtarak shqiptar, “Shota” prezantohet në panairin Eurosatory në Paris

TË FUNDIT

Automjeti ushtarak shqiptar “Shota” është prezantuar në panairin global për mbrojtjen dhe sigurinë Eurosatory në Paris të Francës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi në rrjetet sociale.

Peleshi shkruan: “Moment krenarie që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”.