Austri,humbin 14 fëmijë në qendrën e refugjatëve

TË FUNDIT

Nuk gjenden 14 fëmijë nga 37 fëmijët e pashoqëruar të cilët banojnë në qendrën e pranimit të refugjatëve në Austri.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Austrisë ORF theksohet se nuk janë gjendur 14 fëmijë nga 37 fëmijët e pashoqëruar të cilët banojnë në qendrën e pranimit të refugjatëve Traiskirchen dhe të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin sot në Vjenë. Theksohet gjithashtu se moshat e fëmijëve janë nga nën 15 vjeç.
Koordinatori i refugjatëve në Vjenë, Peter Hacker, duke theksuar se humbja e fëmijëve vjen në kuptimin se “nuk iu është ofruar mbrojtje dhe ndihmë njerëzve me trauma të cilët janë larguar nga lufta e brendshme” ka shtua se “kjo për fëmijët në kampin e refugjatëve Traiskirchen dhe qeverinë e Austrisë është një katastrofë. Kategorikisht duhet të kërkohet llogari për këtë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu”.

Ndërsa Ministria e Brendshme në vend ka mbrojtur qëndrimin se janë në dijeni për fëmijët e humbur dhe se nuk është neglizhuar monitorimi dhe siguria.

Ndërsa Amnesty International javën e kaluar në një raport të publikuar kishte njoftuar se refugjatët e Austrisë “strehohen në kushte jo njerëzore”.