Parlamenti austriak mori vendim për “çelës të dytë” të Austrisë, me kufizimin e lëvizjes që do të vlejë tërë ditën, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit.
Masat e reja për karantinë të tërësishme, të bëra sipas shembullit të atyre që ishin në fuqi në pranverë, do të fillojnë të zbatohen prej nesër dhe do të vlejnë deri 6 dhjetor, ndërsa qëllimi është ulja drastike e kontakteve.
Krahas restoranteve dhe hoteleve, janë mbyllur edhe shitoret, përveç atyre për ushqim, barnatoret, bankat, postat, pompat e benzinës.
Shkollat po ashtu mbyllen, respektivisht nxënësit do të mësojnë nga shtëpia.
