Austria merr vendim për “lockdown” derisa shqyrtohet vaksinimi i detyrueshëm

TË FUNDIT

Kancelari austriak Alexander Schallenberg sot deklaroi se vendi do të hyjë në një mbyllje kombëtare me qëllim të parandalimit të valës së katërt të rasteve të koronavirusit.

Schallenberg tha se mbyllja do të fillojë të hënën dhe fillimisht do të zgjasë për dhjetë ditë. Nxënësit do të duhet t’i kthehen mësimit nga shtëpia, ndërsa restorantet do të mbyllen dhe ngjarjet kulturore do të anulohen.

Duke filluar nga 1 shkurti, vendi gjithashtu do t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet, njoftoi transmetuesi publik ORF.

“Nuk duam një valë të pestë”, tha Schallenberg, sipas ORF-së.