Austria dhe Zvicra i lehtësojnë kontrollet kufitare

TË FUNDIT

Austria do të fillojë t’i lehtësojë kontrollet kufitare me Zvicrën në disa ditët në vijim, deklaroi kancelari Sebastian Kurc për SRF-në zvicerane, transmeton Gardian.

“Kemi komunikim të mirë me Qeverinë zvicerane. Qëllimi ynë është të arrijmë marrëveshje në ditët në vijim për lehtësime më të konsiderueshme dhe tërësisht t’i heqim kontrollet kufitare në qershor”, tha Kurc.

Në disa javët e fundit Zvicra dhe Austria, me ulje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi, filluan t’i hapin disa vendkalime të mbyllura dhe t’i lehtësojnë masat për kalim të kufirit.

Zvicra ka rreth 30.400 të infektuar dhe 1.561 raste të vdekjes, ndërsa Austria ka paraqitur 16.000 infektime dhe 600 raste të vdekjes./MIA