Në Austri nga Hungaria kanë hyrë rreth 6500 refugjatë ndërsa 2200 prej tyre veq janë nisur për në Gjermani, ka thënë ministrja e Punëcve të Brendshme të Austrisë Johanna Mikl- Leitner .
Ajo këtë e ka thënë para gazetarëve në stacionin hekurudhor në Vjenë, transmeton Reuters.
Mikl-Leitner ka thënë se policia nuk do të përdorë dhunën që ta ndalojë fluksin e refugjatëve.
Sipas fjalëve të saj, shumica e refugjatëve, të cilët që nga nata e kaluar kanë arritur në Austri nga Hungaria duan të vazhdojnë rrugën drejt Gjermanisë.
Në Austri sipas ministres Leitner deri më tani gjithsej dhjetë refugjatë kanë bërë kërkesë për azil.
