Qeveria e Australisë ka konfirmuar se ka nisur sulmet e para ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.
Australia është pjesë e një koalicioni ushtark ndërkombëtar që sulmon grupin militant në Siri dhe Irak.
Ish-kryeministri australian, Tony Abbott, ka thënë javën e kaluar se Forca Ajrore e Australisë do të zgjerojë aksionin e saj nga Iraku në Siri, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Ai po ashtu ka thënë se vendi i tij do të pranojë 12,000 refugjatë sirianë nga pakicat e persekutuara.
