Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me Covid-19

TË FUNDIT

Australia ka regjistruar ditën e saj të parë pa asnjë rast me koronavirus pas afro pesë muajsh.

Zero raste u raportuan gjatë të shtunës dhe u shënua hera e parë që kjo ka ndodhur që nga 9 qershori.

Shteti i Viktorias, një vend me më së shumti raste të infektimeve dhe vdekjeve, ka shënuar zero infektime dhe zero vdekje për të dytën ditë radhazi. Edhe pjesa tjetër e Australisë sipas ministrit të Shëndetësisë, Greg Hunt, nuk ka shënuar ndonjë rast të ri, transmeton tv21.tv.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se shumë kufizime mund të lehtësohen në ditët në vijim.

“Faleminderit të gjithë punonjësve tanë të mahnitshëm të shëndetit dhe shëndetit publik dhe mbi të gjitha njerëzit e Australisë,” tha Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt në llogarinë e tij në Twitter.

Australia ka regjistruar rreth 27 mijë e 500 infeksione dhe 900 vdekje si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.