Aty ku nuk pranohen regjistruesit e pavaksinuar, do të ketë rokada – tha Zaev

TË FUNDIT

Një numër i konsiderueshëm i regjistruesve janë të vaksinuar, por pjesa që ka mbetur, nëse ka qytetarë që nuk i pranojnë në shtëpi, atëherë do të ketë rokada.

Procesi do të jetë fleksibil, siguron kryeministri Zoran Zaev.

“Do të mundohemi që të zgjidhim këtë me fleksibilitet. Kam folur me ministrin e Drejtësisë, në një rast edhe me drejtorin e Entit (të statistikave), Apostoll Simovski që kur të ndodhin situata të tilla, mund të bëhet rokadë mes regjistruesve që të mundemi në mënyrë fleksibile t’u përgjigjemi kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve. Me të vërtetë është e vogël përqindja e reagimeve të tilla (qytetarëve që nuk i pranojnë regjistruesit e pavaksinuar), pasi një numër i madh i regjistruesve janë të vaksinuar”, tha Zaev, transmeton TV21.

Kjo siç tha ai, do të lehtësohet edhe nga kohëzgjatja e procesit të Regjistrimit, i cili në vend se 20 ditë, do të zgjasë 25 ditë.