Atmosferë e zymtë në selinë e partisë së Orbanit

TË FUNDIT

Atmosferë e zymtë në selinë e Fidesz-it ndërsa vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Hungari, përcjell TV21. Gazetari i Euronews, Ádám Magyar ka publikuar pamje nga selia zgjedhore e Partisë Fidesz, ku gazetarë dhe një numër i vogël mbështetësish po presin shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Photo: Euronews

Atmosfera është e qetë dhe brenda ndodhen kryesisht gazetarë që presin ardhjen e politikanëve. Gjatë 1.5 orëve të fundit, vetëm një deputet, István Hollik, është paraqitur, raportoi gazetari i Euronews, Ádám Magyar.

Photo: Euronews

Fidesz po e mban aktivitetin e saj zgjedhor në një sallë të quajtur “Bálna” (balenë) në qendër të Budapestit. Jashtë ndërtesës aktualisht ndodhen vetëm pak mbështetës të Fidesz-it, por numri i tyre po rritet gradualisht.

Më herët, ministri i Zyrës së Kryeministrit, Gergely Gulyás, lavdëroi pjesëmarrjen rekord të votuesve.