Po i bëjnë gati vendvotimet. Anëtarët e këshillave zgjedhor ishin të parët që votuan.
Pasi që për herë të parë po votohet me identifikimin e votuesve me gjurmë të gishtërinjve anëtarët e këshillave zgjedhorë e kishin të vështirë.
Në vendvotimin numër 2919/1 në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko” në Butel nuk punoi aparati biometrik.
Procesi i votimit filloi me 30 minuta vonesë.
Këtu votimi filloi me llambat UV sipas procedurës së vjetër, ku votuesit identifikohen në mënyrë manuale.
82 vjeçari Shefki Shakiri kishte ardhur me gruan e tij për të votuar.
“Pres që të jetë mirë për të rinjtë. Unë kam 82 vjet, koha ime ka kaluar. Si shkoi votimi me paisjet e reja? Mendoj që këtu anëtarët duhet më të jenë më të përgatitur për këtë punë. Kërkova rrugën ku jetoj “Resenka” , këtu kam votuar me vite, prita 15 minuta. U thash t’i rregullojnë gjërat, 15 minuta prita”, tha Shefki Shakiri, qytetar.
Kishte qytetarë që endeshin prej një vendvotim në tjetër, njëri prej tyre ishte edhe ky 88 vjeçar.
“Ku votuat në zgjedhjet e kaluara në cilën klasë? Në fund atje. Po tash nuk jeni atje a e gjetët vendvotimin? Jo nuk mundem”, theksoi Gjoko Arsovski, qytetar.
Në këtë shkollë ka votues me adresa nga Komuna e Çairit dhe Butelit. Ndryshe në komunën e Çairit të drejtë vote kanë gjithsej 57,767 votues të ndarë në 86 vendvotime. Ndërsa në komunën e Butelit, ka 33,275 votues të ndara në 45 vendvotime.