Atletiko Madrid zbuloi se cilët lojtarë janë të infektuar me virusin korona

TË FUNDIT

Sime Vershalko dhe Anhel Koreja janë dy lojtarët e infektuar me Covid-19 nga ekipi i Atletiko Madrid.

Atletiko Madrid të dielën zbuloi se dy lojtarë janë pozitivë me virusin korona, por gjithsesi kjo është goditje e madhe për “jorganxhiitë” para ndeshjes finale nga Liga e kampionëve kundër Lajpcig.

Sime Vershalko dhe Anhel Koreja janë të izoluar dhe pa simptoma. Ndërsa lojtarët tjera janë testuar dhe të gjithë janë negativ.

Ekipi do të trajnojë  edhe njëherë para fluturimit të nesërm për në Lisbonë. Ata pritet të luajnë në Ligën e kampionëve kundër RB Lajpcig të enjten.