Atletico Madrid e pagoi 127 milionë euro, tani ai do të huazohet

TË FUNDIT

Klubi i divizionit të parë spanjoll Atletico Madrid është gati të lërë mesfushorin portugez Joao Felix (23) të huazojë deri në fund të sezonit, por pa klauzolë blerjeje, sipas mediave spanjolle.

Sipas mediave, klubi madrilen kërkon nëntë milionë euro për huazimin e Felix deri në fund të sezonit, pa mundësi blerjeje.

Klubi madrilen është gati të shesë portugezin 23-vjeçar, por për shumën prej 100 milionë eurosh, që është 26 milionë më pak se shuma që spanjollët i kanë paguar për të në 2019 Benfica-s.

Klubi është i vetëdijshëm se shumë pak klube në botë janë të gatshme të paguajnë 100 milionë euro për një lojtar në afatin kalimtar dimëror, prandaj Atletico ia hapi derën Felixit për t’u huazuar.

Sipas AS, Felix është më afër një huazim te Arsenali apo Manchester United.

Felix ishte anëtar i ekipit portugez që garoi në Kupën e Botës në Katar, duke humbur në çerekfinale nga Maroku.