Athinë, shqiptari vret shoferin e një mjeti, plagos dy policë dhe ekzekutohet

TË FUNDIT

Skenë e vërtete filmash ajo qe ka ndodhu mbrëmjen e të shtunës në Athinë.

Një shtetas shqiptar qe lëvizte me makine fillimisht u përplas me një drejtues mjeti pasi makinat e tyre u aksidentuan, transmeton VizonPlus.

Ngjarja ndodhi ne Kato Patisia rreth orës 21:30.Shqiptari doli nga makina dhe qëlloi me arme drejtuesin e mjetit tjetër,  i cili mori plage dhe vdiq ne spital. Jo vetëm kaq por një shtetas tjetër qe ishte pasagjer tek makina e viktimës, ne tentative për ti shpëtuar plumbave, u përplas nga një mjet tjetër duke u plagosur. Pas ngjarjes, autori rrëmbeu një makine te dy personave qe lëviznin aty afër. Madje ai nuk është mjaftuar me kaq por ka tentuar te grabisë një karburant me zonën Agioi Anargyrou.

Teksa grabitja dështoi, ai pak metra me andej ka qëlluar drejt një makine policie duke plagosur dy efektive. Forcat e rendit kane reaguar duke hapur zjarr e duke vrare ne vend shtetasin me origjine shqiptare qe mbolli terror ne Athine. Ende nuk është bere i ditur identiteti i tij.