Greqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikolas Kotzias, pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi në Nju Jork.
Gazeta serbe Blic shkruan se pretendohet se ata ishin pajtuar që të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të krijuar grupe pune për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me atë të BE-së. Sipas kësaj të përditshme beogradase, njoftimi i cili u publikua edhe në faqen e internetit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme konfirmon se Athina “po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës”./21Media
