Atentat në Lezhë, makina me 2 persona qëllohet me breshëri plumbash

TË FUNDIT

Mbrëmjen e së shtunës është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një makinë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, ku u qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje tip ‘Mercedes Benz ML’.

Blerim Preçi dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të mbetur në tentativë, ndërsa në makinë bashkë me të ndodhej dhe Klisman Preçi.

Nga të shtënat, policia thotë se nuk ka pasur persona të lënduar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

MARKETING I PAGUAR POLITIK