Atanasov: Maturë do të ketë, është çështje dite

TË FUNDIT

Lidhur me temën e maturës shtetërore dhe rëndësisë së saj, ish zv.ministri i arsimit Petar Atanasov, në emisionin 10 minuta u shpreh optimist se matura shtetërore gjithsesi do të mbahet, madje edhe nëse ka vonesa të vogla eventuale. Në të kundërtën sipas tij, dikush do të sanksionohet.

Jo, maturë do të ketë. Është çështje dite se kur do të zbatohet. Të vetëdijshëm janë të punësuarit në këto institucione. Janë të vetëdijshëm se ka disa punë ligjore të cilat doemos duhet të zbatohen. Mendimi im është vetëm se nëse nuk ka më 27 maj, do të ketë më 28 apo 29. Matura është obligim ligjor sepse më pas për këtë dikush do të bartë sanksione. Nëse jo sindikata atëherë ato që janë në krye të këtij institucioni. Por ministrat gjithashtu janë përgjegjës të bisedojnë me njerëzit në institucione. Duhet t’ua shpjegojnë se si ka para për funksionarët e nuk ka për arsimin”, deklaroi Petar Atanasov, profesor dhe  ish-zv/ministër i Arsimit.