Analisti Blagojçe Atanasoski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se beson se vetoja bullgare është vetëm mjet i vendeve të Bashkimit Evropian për të bllokuar vendet e Ballkanit.
Sipas tij, ka interesa të ndryshme në BE.
“Unë dyshoj se vetoja bullgare është e drejtë… Bullgaria është vetëm një grusht në duart e shumë vendeve më të fuqishme dhe me ndikim në Bashkimin Evropian, të cilët nuk duan të thonë thjesht se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të papërgatitur për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, kështu që tani Bullgaria është një instrument që do të “bllokojë perspektivat tona evropiane dhe negociatat me BE”, tha Atanasoski.
