Astronautët fillojnë trajnimin në ambientet jashtë anijes hapësinore

TË FUNDIT

Grupi i parë i astronautëve kinezë të cilët janë zgjedhur për misionin e lidhur me ndërtimin e stacionit hapësinor kinez janë duke kaluar nëpër trajnime për aktivitete jashtë anijes hapësinore, përpara misionit hapësinor me njerëz, shkruan “Xinhua”.

Sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës Kineze, 11 misione janë planifikuar të ndërtojnë stacionin hapësinor kinez gjatë dy viteve të ardhshme, përfshirë ndërtimin e modulit qendror i cili pritet të nisë në gjysmën e parë të këtij viti, dy kapsula laboratorike, katër anije me njerëz dhe katër për materialin.


Sipas Zhou Jianping, projektuesi kryesor i programit hapësinor të Kinës, moduli kryesor do të lançohet nga zona e lançimeve në Wenchang, në provincën Hainan.

Lëshimet e sondës Tianzhou-2 dhe raketës me njerëz Shenzhou-12 do të bëhen pasi moduli kryesor të dërgohet në orbitë.