Asnjë viktimë dhe 5 raste të reja në Shqipëri

TË FUNDIT

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit nga 4,064 testime të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 dhe dy pacientë janë të shtrirë në spital.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.