Ende asnjë tullë nuk është vendosur për banesat sociale në komunën e Sarajit, ndonëse janë premtuar nga viti 2020. Afati i fundit i nisjes së punimeve është në maj të këtij viti, gjegjësisht edhe ditë, ndërsa siç bëri të ditur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ende nuk është përzgjedhur kontraktuesi.
https://www.youtube.com/watch?v=dNuOS6joARY
“Është në procedurë shpallja e tenderit për përzgjedhje të kontraktuesit që do ta ndërtojë banesën sociale në Saraj, kështu që drejtori i ka detajet. Unë përmenda që një nga komunat ku në periudhën në vijim do të realizohet ky projekt është komuna e Sarajit, në Komunën e Dibrës më po ndërtohet dhe komunat tjera që përmenda si Negotinë, Gjevgjeli dhe komunat tjera.”- deklaroi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Tre muaj më parë institucionet përgjegjëse i thanë TV21 se ndërtimin e godinës me banesa sociale në Saraj e kanë prolonguar shfaqja e një vëllimi të shtuar të punës dhe rritja e çmimit në treg të materialeve për ndërtim, gjë që e ka sjellë deri të shkëputja e kontratës me realizuesin, me pëlqim të tij. Tani drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë.
“Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e vjetër të ushtrisë”, kështu që të mund që kësaj “çmendurie” që e ka kapur shtetin, por edhe rajonin për metër katrorë, të jemi një lloj rregulluesi. Mendoj se çmimet do të bien ndjeshëm.”- deklaroi Zoran Gjorgiev – drejtori i SH.A. për Menaxhim me Banesat Sociale.
Pas fillimit tw punimeve, objekti pritet të ndërtohet në një periudhë prej 18 muajsh. Objekti do të përmbajë 59 apartamente të cilat do t’u shpërndahen personave në rrezik social dhe grupeve të tjera të rrezikuara. Ndryshe disa ditë më parë në Butel të Shkupit u promovua përfundimi i punimeve për 312 apartamente për 312 familje nga kategoritë e cenueshme sociale.
