“Asnjë projekt që ka filluar dhe ka patur qëllim të mirë nuk do ta ndalojmë”! Demiri në Click Plus: Do ta përfundojmë projektin e kanalizimit!

TË FUNDIT

“Asnjë projekt që ka filluar dhe ka patur qëllim të mirë nuk do ta ndalojmë”, kështu deklaroi kandidati i pavarur për Komunën e Vrapçishtit Zulhajrat Demiri në emisionin Click Plus në TV21. Tutje Demiri theksoi se me ardhjen e tij në krye të Komunës do të përfundohet edhe projekti i kanalizimit.

“Kanalizimi është një ndër projektet më të mëdha kapitale. Informacionet të cilat i kam unë flasin se projektet qeveritare kanë kaluar dhe kanë filluar punimet në fshatin Vrapçisht. Dhe ne jo vetëm që do e përfundojmë, po edhe nëse ka ndonjë gabim eventual do ta revidojmë si projekt që një herë e përgjithmonë këtë kapitull i cili është me rëndësi shumë të veçantë”, tha Zulhajrat Demiri – kandidat i pavarur për Komunën e Vrapçishtit.