Nuk ka asnjë ndryshim për qytetarët në mënyrën e arkëtimit të TVSH-së gjatë pranimit të dërgesave nga jashtë, përfshirë edhe ato nga platforma TEMU – kumtoi Ministria e Financave, përcjell TV21. Edhe pas ndryshimeve në Ligjin e TVSH-së, qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin pakot e tyre, pasi TVSH-ja vazhdon të jetë e përfshirë në çmimin e produktit, ashtu si deri tani, thonë nga atje. Pagesa e TVSH-së ndaj shtetit kryhet nga dërguesi ose operatori postar i autorizuar.
Ministria thekson se procedurat e pranimit dhe zhdoganimit të dërgesave mbeten të njëjta. Ndryshimet ligjore vetëm shfuqizojnë lirimin nga TVSH-ja për dërgesat deri në 22 euro, me qëllim – siç thonë – mbrojtjen e ekonomisë vendase, parandalimin e abuzimeve dhe krijimin e një tregu më të drejtë dhe të kontrolluar.
