“Asnjë muskul nuk është më i fortë se zemra jote”/ Spitali “Acibadem Sistina” shënon Ditën Botërore të Distrofisë Muskulore

TË FUNDIT

Ditën botërore për ndërgjegjësimin për distrofinë muskulore, në spitalin “Acibadem Sisitina” u shënua nën moton “Asnjë muskul nuk është më i fortë se zemra jote”. U shfaq edhe një film dokumentar, “Jeta në këpucët e mia”.

“Ky vit është viti i 10 me radhë që shënohet dita e distrofisë muskulore, Acibadem Sisitina për herë të dytë bën pjesë në këtë takim, takimi i parë ishte para 3 viteve, para periudhës së koronës, këtë vit kemi arritur ta shënojmë në spitalin tonë me një histori të filmit që e paraqet një histori të jetës të një djali me distrofi muskulore.”- deklaroi Natalija Angelkova, neurologe e fëmijëve.

 

 

Vane Petridov, kryetar i shoqatës “Distrofia Muskulore” shprehet se për personat me këtë sëmundje duhet të ketë mirëkuptim që të kenë një të ardhme më të mirë.

 

“Sot ky film dokumentar “Në këpucët e mia” le të bëhet katalizator i ndryshimeve. Le të inspirohemi të marrim aksion pa dallim nëse bëhet nëpërmjet rritjes së vetëdijes, përfaqësim, socializim dhe përfshirje.”- deklaroi Vane Petridov, kryetar i shoqatës “Distrofia Muskulore”.

 

 

Zëvendësdrejtori mjekësor Dr. Vladimir Avranovski njoftoi së për dy vite me radhë spitali “Acibadem Sistina” është sponsor mjekësor për kujdesin e shëndetit të klubit të basketbollit MZT.

 

“Shpresoj se nuk do të keni nevojë për shërbimet tona çdo ditë, dhe për atë ne mund t’iu ndihmojmë në përgatitje me këshilla rreth ushqimeve, dhe përgatitjes fizike.”- tha Vladimir Avranovski, zevëndësdrejtor mjekësor “Acibadem Aistina”.

 

 

Nga ana tjetër Filip Gjorevski drejtor ekzekutiv i MZT-së u shpreh se janë krenar se për shëndetin e tyre do të kujdeset spitali “Acibadem Sistina”.

 

“Ne jemi krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin, më të mirët gjithmonë mbështesin njëri tjetrin.”- tha Filip Gjorevski, drejtor ekzekutiv i MZT-së.

 

Fëmijët patën mundësi të takohen me basketbollistët e njohur të MZT-së, vëllezërit Damjan dhe Vojdan Stojanovski, të cilët dhuruan fanella me emrat dhe medaljet e tyre.

Përndryshe në vendin tonë rreth 100 mijë fëmijë përballen me sëmundje neuromuskulore.