Gjatë një takimi me trupat ushtarake, pjesë e luftimeve në Gaza, kryeministri Netanjahu hodhi poshtë idenë e një armëpushimi dhe tha se në ditët në vijim ofensiva kundër Hamasit do të intensifikohet.
Komentet e Netanjahut vijnë disa ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Izraeli duhet të ulë intensitetin e sulmeve të tij.Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha të hënën se rreth 20,674 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite që prej nisjes së luftës, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.Më herët gjatë ditës, në një takim me anëtarët e partisë Likud, Netanjahu deklaroi se trupat ushtarake i kishin kërkuar që luftimet të vazhdojnë deri në asgjësimin e Hamasit.“Të gjithë më kërkuan vetëm një gjë: të mos ndalemi dhe të vazhdojmë deri në fund. Pra, ne nuk ndalemi, vazhdojmë të luftojmë dhe thellojmë luftimet në ditët në vijim dhe do të jetë një luftë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, u shpreh kryeministri.
