Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtje së Trashëgimisë Kulturore, Arian Asllani, i ftuar sonte në emisionin Click Plus, duke folur për gjetjen e varrezave antike në Shkup tha se nuk ka asnjë arkeolog shqiptar. Sipas drejtorit, problemi tjetër janë rrogat e ulëta, ku nuk i kalojnë 25 mijë denarë.
“Nuk ka asnjë arkeolog shqiptar. Shtatë kërkesa kam lëshuar për punësime, të gjitha kanë ardhur negative. Problematike tjetër është se për një arkeolog rroga është shumë e vogël. Një ciceron e ka rrogën mbi 50 mijë denarë, as një e treat nuk është te ne. Një arkitekt nuk vjen tek unë për 24 mijë denarë, nuk pranon askush. Një inspector pas një viti eksperencë i bëhet rroga 30 mijë denarë.”-tha Asllani.
