Askush nuk e sheh veten si pasardhës i Zaevit! Nesër fillon procedura për lider të ri të LSDM-së?!

TË FUNDIT

Në seancën e nesërme të Këshillit qendror dhe Këshillit ekzekutiv, duhet të konstatohet dorëheqja e liderit të LSDM, Zoran Zaev, pas çka do të fillojë procedura për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Zv.kryeministri i cili është edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM, Lupço Nikollovski, nuk deshi të japë koment në lidhje me atë se çfarë do të ndodh nesër. Por, ai në mënyrë decide mohon se e sheh veten si kandidat i cili do të ulet në kolltukun e kryeministrit.


“Edhe para disa muajve kishte zgjedhje të kryetarit të partisë, kishte vetëm një kandidat dhe nëse tani vendoset që të hapen procedurat e njëjta, më besoni do të ketë procedurë transparente demokratike. Ja nëse duhet të përgjigjem në atë drejtim, nuk shihem dhe nuk do të jem një nga kandidatët”, tha Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër.

As ministri për punë të brendshme dhe nënkryetari i LSDM, Oliver Spasovski, nuk shihet si pasardhës i Zaevit. Ai për Utrinski brifing, ka deklaruar se nuk pret që të ketë shumë kandidat dhe se ai nuk mendon që të kandidohet për kryetar partie.

 “Për momentin nuk mendoj fare”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Edhe ministrja e arsimit, Milla Carovska, nuk zbuloi shumë se kush do të zëvendësojë Zaevin në Bihaçka. Thotë se vetë akti i dorëheqjes është zemërgjerë dhe duhet respektuar.

 “Disa vendime të dhëna në momente me të vërtetë tregojnë zemërgjerësi dhe ky është ai vendim. Ai e tregoi qëndrimin e tij dhe duhet të respektohet si i tillë. Me të vërtetë është shumë e rëndësishme ajo që do të ndodh më tej, në Kuvend të sigurohet shumicë adekuate që ky kurs perëndimor – evropian dhe proceset demokratike në vend të vazhdojnë”, potencoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Zv.kryeministri, Artan Grubi, pret që të fillojë procedura për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM.

Pritet seancat e Këshillit qendror dhe Këshillit ekzekutiv të mbahen nesër në mbrëmje. Sipas statutit partiak vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e sjell Këshilli ekzekutiv më së paku 15 ditë pas konstatimit të dorëheqjes. Lideri zgjidhet në zgjedhje, me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të paraqitur. Tani për tani jozyrtarisht pohohet se mandatari i ardhshëm për përmbajtjen e Qeverisë së re do të jetë zv.ministri i financave, Dimitar Kovaçevski i cili mund të ulet edhe në kolltukun e liderit të LSDM.