ASh Tetovë: Ende nuk ka një qëndrim për përkrahje të ndonjërit kandidat në Tetovë

TË FUNDIT

Nëpërmjet një kumtese për media deja e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka njoftuar se ende nuk ka një vendim se nëse do të ketë përkrahje direkte për ndonjërin nga kandidatët për kryetar të Tetovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Më poshtë njoftimi i plotë i ASh-Tetovë:

Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës.

Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria.

Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë.-theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë./TV21