ASH: Të korrigjohet gabimi me pllakën përkujtimore të Nënë Terezës

Must Read

Ku shkuan paratë e 3 pakove të para ekonomike të Qeverisë?

“Kjo është pakoja e 4 sa u përket masave ekonomike, me të vetmin qëllim që të lehtësojmë...

Cakaj: Presidenca Gjermane e Këshillit t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka takuar kryetarin e Komisionit...

Filipçe: Për kohë të shkurtë do të kemi teste të shpejta për Covid-19

Testet e shpejta për Covid-19 shumë shpejtë pritet të jenë të qasshme edhe në shtetin tonë, tha...
- Advertisement -

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për gabimin në pllakën përkujtimore të Nënë Terezës. Nga kjo parti kërkojnë që gabimi të korrigjohet.

Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët

- Advertisement -

“Emri dhe vepra e Nënës Terezë, përveç shpërblimit  të lartë me Çmimin Nobel për paqe, pastaj me shenjtërimin e saj në Vatikan, u bë e njohur dhe e afërt me miliona njerëz, veçanërisht me hallexhinjtë e pafund te cilëve ajo u ka ndihmuar, do të mbahet në mend si gruaja që ia kushtoi  tërë jetën dashurisë dhe mirësisë.

Shqiptarët ndjehen shumë krenarë që kishin një bashkëkombëse si ajo, por nuk kanë bërë pothuajse aspak për figurën e madhe të saj, krahasuar me atë që ka bërë ajo, duke qenë urë njohëse e kombit tonë në botë, si komb fisnik e paqedashës. Ajo që ne po bëjmë për të vlerësuar punën e saj, është ende në nivel simbolik dhe nuk po ngrihet në nivelin më të lartë institucional për respektimin e personalitetit të saj  të pashoq, për kah meritat që ka.

- Advertisement -

Në lidhje me inaugurimin e monumentit aty ku ka qenë Shtëpia e Nënës Terezë, qëndrojnë tre mbishkrime: njëri maqedonisht, i gdhendur në pllakë, në mes anglisht dhe në fund edhe shqip, por jo të gdhendur si në maqedonisht. Krahas emrit të të shenjtës Nënës Terezë , aty janë shkruar edhe emrat e sponsorëve. Vlerësojmë se emri i sponsorëve në pllakën përkujtimore bashkë me emrin e të madhes Gonxhe Bojaxhiu nuk shkon fare, sepse ajo është detyrë e shtetit që ta nderojë Nënën Terezë dhe gjuhën e saj, jo protagonistët partiakë. Gjithashtu është për të ardhur keq, që pranë monumenteve të shumta megalomane të Shkupit 2014, që janë përreth pllakës së Nënës Terezë e për të cilët është sponsor shteti, te pllaka e Nënës Terezë sponsorizues janë njerëz privatë. Kjo është krejt e pahijshme.

Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit, nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në radhë të parë, por edhe nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si mbrojtës i emrit të Nënës Terezë që të korrigjohet urgjentisht gabimi i i pafalshëm, dhe të hiqet emri i nënkryetarit të Qytetit të Shkupit nga pllaka përkujtimore e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, sepse nuk është institucion, por në këtë rast është person privat”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

- Advertisement -

Ku shkuan paratë e 3 pakove të para ekonomike të Qeverisë?

“Kjo është pakoja e 4 sa u përket masave ekonomike, me të vetmin qëllim që të lehtësojmë jetën e qytetarëve por edhe...

Cakaj: Presidenca Gjermane e Këshillit t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut,...

Filipçe: Për kohë të shkurtë do të kemi teste të shpejta për Covid-19

Testet e shpejta për Covid-19 shumë shpejtë pritet të jenë të qasshme edhe në shtetin tonë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,...

Grenell: Marrëveshja e arritur në Washington do të krijojë vende të reja pune

Emisari special për dialogun, Richard Grenell ka deklaruar se deri te marrëveshja e 4 shtatorit ka ardhur pasi që “kështu dëshironin kosovarët...

OBSH: Për shtetet me të ardhura më të ulëta janë siguruar 120 milionë teste të shpejta

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të sigurojë rreth 120 milionë testime të shpejta diagnostikuese për Kovid-19 për vendet me të ardhura...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -