“Është çështje e negociatave që do t’i kemi me Aleancën për Shqiptarët. Kemi qëndrime të përafërta, e dimë fuqinë tonë partiake të njërës apo tjetrës do të duhet ta gjejmë modelin e përbashkët se si dalim bashkë në zgjedhje dhe rrjedhimisht këtu për Tetovën që është prej qyteteve të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi në Click Plus Afrim Gashi – kryetar i Alternativës.
