ASH-AAA: LSDM-BDI, Qeveri e krimit dhe korrupsionit

TË FUNDIT

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka fajësuar Qeverinë LSDM-BDI, se janë Qeveri e krimit dhe korrupsionit. Ata kërkojnë sqarime për lidhjet mes kompanisë “Pucko Petrol” dhe furnizimit të institucioneve shtetërore me lëndë djegëse. Nga koaliconi bëjnë thirrje Komisionit Shtetërorë për luftë kundër korrupsionit si dhe prokurorisë që të merren seriozisht me këtë rast.

“Lidhja e politikës me oligarkët duket të jete shumë e qartë, deputeti i BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga Janari i vitit 2020 me tendere për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 Milion Euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion EURO vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për integrim”, tha Omer Ajdini nga ASH.