ASH-AAA ka raportuar parregullsi për procesin zgjedhor në Dibër

TË FUNDIT

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njoftojnë se kanë paraqitur parregullsi për procesin zgjedhor në Dibër, ku sipas rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja fitues doli Hekuran Duka nga radhët e BDI-së, i cili ka siguruar më shumë vota se Bekim Pocesta nga koalicioni ASH-AAA.

Kumtesa e plotë nga koalicioni ASH-AAA

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njoftojnë qytetarët për turpin e një subjekti kriminal, në vjedhjen e lirisë dhe devijimin e vullnetit qytetar.

1. Blerje masive e votës.

2. Votim i manipuluar i personave që nuk jetojnë aktualisht në Dibër.

3. Presion qeveritar dhe kërcënime ndaj qytetarëve.

4. Anormalitet: 100% dalje në disa vendvotime të personave që aktualisht jetojnë në Dibër,

5. Individ të kërcënuar dhe të mbajtur në një zyrë që do ta shihni përmes organeve kompetente,

6. Shpërndarje e drunjëve dhe përdorimi i makinave institucionale në fushatë elektorale,

7. Keqpërdorimi i gurrëve të hequr nga shëtitorja, të shpërndarë në zgjedhje (të faktuara dhe të dokumentuara të gjitha),

8. Kuti të hapura të pa blombuara,

9. Zarfe të hapura, duke bërë të pavlefshme votën për Bekim Pocestën,

10. Persona me më shumë se një kartë identiteti në vendvotim.

Sigurojmë qytetarë që të gjitha faktet janë paraqitur tek të gjitha organet shtetrore, ambasadat dhe organizatat joqeveritare. Do të vazhdojmë anën ligjore deri në goditjen përfundimtare të krimit zgjedhor dhe kriminelëve që për interes kanë vetëm mbrojtjen e keqpërdorimeve të tyre institucionale.

Ka vetëm një fitues në këto zgjedhje dhe ai është Dr. Bekim Pocesta dhe sigurisht qyteti i Dibrës.

I bëjmë thirje publike ish kryetarit, gjegjësisht, kryetarit të krimit, të distancohet nga keqpërdorimet e tilla, sepse mandati është katër vjeçarë, ndërsa fytyra e përjetshme. Ata që të zgjodhën përmes manipulimit të sigurojmë që do ta shkurtojnë mandatin në më pak se dy vite!

DREJTËSI!