Asanzh dënohet me 50 javë burg

TË FUNDIT

Gjykata në Londër themeluesin e Uikiliksit, Xhulian Asanzh e dënoi me 50 javë burg për shkeljen e rregullave për liri me kusht. Asanzh u fsheh në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, prej ku muajin e kaluar u arrestua.

Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh muajin e kaluar u dënua për mosrespektim të kushteve për kaucion, ndërsa është caktuar ekstradim i tij në Suedi për shkak të akuzave për përdhunim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzojnë edhe për pjesëmarrje në njërën nga aferat më të mëdha të spiunimit, duke e rrezikuar sigurinë amerikane.