Pa smart-tablet e pa libra. Kështu një muaj po e ndjekin mësimin një pjesë e nxënësve të shkollave fillore. E për këtë prindërit janë të detyruar të fotokopjojnë librat për fëmijët. Nga gjithsej 4380 nxënës të klasës së katërt, 1263 kanë marrë materiale mësimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dorëzuar vetëm 860 tabletë, nga të cilët 581 shtesë u siguruan nga pushteti lokal, si dhe 191 tabletë nga donacionet. Këtë hulumtim e bëri iniciativa “Mësim dhe libra patjetër të ketë” në 88 shkolla nga gjithsej 343 shkolla fillore në gjithë territorin.
“Prej 88 shkollave, 17 shkolla nuk kanë tabletë-smart dhe janë në pritje të tyre. Për këtë u janë përgjigjur se tabletë do të marrin pas zgjedhjeve lokale. Me këtë fatkeqësisht vërtetohet se nxënësit nuk do të kenë burime për edukim. Prej 88 shkollave, 8 shkolla nuk kanë asnjë IT paisje dhe teknologji komunikimi. Prej 88 shkollave, 2 shkolla nuk kanë internet dhe një pjesë e tyre kanë rrjet të dobët”, tha Dragana Spasevska nga iniciativa “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Ministrja e Arsimit Milla Carovska thotë se i kanë furnizuar të gjitha komunat me tabletë aty ku kanë kërkuar vetë komunat.
“Të gjitha komunat që kanë mungesë ndërsa nuk kanë se si të pajisen mund të adresohen te Ministria e Arsimit. Ne jemi të kontakt dhe koordinim gjatë gjithë kohës. Deri më tani nuk ka komunë e cila ka kërkuar dhe ka pasur nevojë, e ne nuk u kemi dhënë tabletë”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Përveç problemeve me mungesën e tabletëve dhe librave për klasat e katërta, probleme kanë edhe gjeneratat tjera, nxënësit e të cilave shumica janë pajisur me libra të shkarravitura e të dëmtuara.