Futbollisti Arturo Vidal, ka shkëputur kontratën e tij me Barcelonën dhe do të vazhdojë karrierën në Inter, shkruajnë mediat italiane.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, i tha Vidal që të gjente një klub të ri dhe ai shkëputi miqësisht kontratën e tij me Barcelonën, duke hequr dorë nga paga e tij për vitin e fundit të kontratës. Ai do të kalojë në Inter si një futbollist i lirë, dhe do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me klubin italian me mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër.
Arturo Vidal do të ketë një pagë vjetore prej gjashtë milionë euro, dhe ai përsëri do të punojë me trajnerin Antonio Conte, me të cilin kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërsa ishte në krye të Juventusit.
