Rep-artistja amerikane, Doja Cat, e ndoqi sfilatën e markës “Schiaparelli” në Paris, ku u shfaq koleksionioni “Haute Couture”, pranverë/verë 2023.
Ekipit të saj iu deshën pesë orë për të kompletuar pamjen e guximshme, të titulluar Doja’s Inferno.
Ajo e rrëmbeu vëmendjen me dukjen e saj, që më shumë ngjante me një personazh filmash horror.
Me trupin e mbuluar me 30 mijë kristale Swarovski, Doja i rrëmbeu sytë e të gjithëve, e veshur dhe grimuar e tëra me të kuqe.
Kjo sfilatë ishte shumë e komentuar nga publiku dhe ndjekësit e modës, disa prej së cilëve e konsideruan unik dhe të guximshëm, e disa të tjerë e cilësuan si vulgar dhe promovues të dhunës ndaj kafshëve.
Rihanna, Kendall Jenner dhe Julia Roberts janë ndër yjet që kanë marrë vëmendje në tapetin e kuq së fundmi.
Shfaqja e së hënës shfaqi disa pamje tërheqëse, ku më tërheqëse ishin kokat 3D të luanit që dalin nga një fustan prej kadifeje dhe lesh artificial.